Friday, September 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREErdoğan - Ramës: Zhdukni gylenistët në arsim, shëndetësi dhe fe

Erdoğan – Ramës: Zhdukni gylenistët në arsim, shëndetësi dhe fe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Komunikimit e qeverisë së Turqisë sipas të cilës ata kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Sipas të njëjtave burime, presidenti Erdoğan është shprehur se “marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake”.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se “Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimorë, shëndetësorë dhe fetarë”.

Nga ana e kryeministrit Rama po qeverisë shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për telefonatën.

Goditja e gylenistëve ka qenë një kërkesë e përsëritur e Ankarasë ndaj Tiranës. Në jo pak raste kjo kërkesë është përmbushur. Qeveria shqiptare ka ekstraduar disa prej të kërkuarve prej autoriteteve turke pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 ndërsa janë mbyllur një sërë shkollash turke në vend.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME