Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për pastrim të parave që vijnë nga veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit të prokurorisë, dy të pandehurit Arshi Hoxhaj, 49 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 26 vjeç (babë e bir) nuk kanë pasur burime të ligjshme për të krijuar pasurinë në vlerën 40.800 Euro dhe 3.000 USD, që iu sekuestruan në banesë në të njëjtën datë që iu sekuestrua edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.
Pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh, të cilatt nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash.