Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREArben Ahmetaj në shoqërinë e një kryetari partie në Zvicër/ Gazetari: Po...

Arben Ahmetaj në shoqërinë e një kryetari partie në Zvicër/ Gazetari: Po bëjnë plane

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse i shpallur në kërkim nga SPAK-u, duket se po jeton i qetë në Zvicër. Ai po mban lidhje dhe kontakte me politikën dhe më shumë me përfaqësues të opozitës.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook nga gazetari Adriatik Doçi, ai shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës.

Nuk dihet se çfarë po kurdisin Ahmetaj dhe Dule, por gazetari Doçi me ironi shton se po mendojnë si të çajnë rrethimin e Çetës së Dibrës. ”Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke”,- shkruan gazetari Doçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME