Fier – Fermë me gomarica për qumështin e saj edhe në Vajkan të Fierit. Fermeri: Kam dhjetë vjet që merrem me qumështin e gomaricave. I kam të matrikulkuara por nuk ka ligj që të marr subvencione, vështirësi në gjetje tregu
Zbritur në Myzeqe 15 vjet më parë Hasan Xhaja nga Skrapari baba i tre fëmijëve ka 15 vjet që merret me blegtori por 10 vitet e fundit merret me mbarështimin e gomaricave pasi tregton qumështin e tyre për kurim sëmundjesh të ndryshme por edhe për kozmetikë.
Hasani ka ngritur fermën e tij me gomarica në fshatin Vajkan në Fier. Ai tregon se e nisi nga nevoja e tij, ishte i sëmurë me kollën e mirë dhe e nisi të mbaj dy gomarica për ti marr qumështin për tu kuruar e kështu nisi ti mbarshtojë thundrakët.
Ai pohon se probleme në sigurimin e ushqimit për to nuk ka në Myzeqe pasi tashmë nga 2 ka 25 krerë bashkë me gomarica të vogla, por probleme me gjetjen e tregut ka. Ai thote se në ditë merr nga to 4 litra qumësht dhe një litër shitet me 6 mijë lekë. Klientët janë nga shumë vende të Shqipërisë e kryesisht jugu por edhe nga shtete si Gjermania e Italia, shqiptarë emigrantë. Mjë gomaricë e ka blerë 60 mijë lekë të rinjë.
Por blegtori ka dhe ai ato ankesat e tij, kam 300 krerë dele , por kam dhe 25 gomarica i kam të matrikulluara por subvencione qeveria na ka dhënë për delet për gomaricat nuk kam marr asnjëherë, nuk i ka futur në plan subvencionimi qeveria gomaricat. Probleme kam dhe me gjetjen e tregut, thotë ai, është e vështirë
Qumështi i gomaricës bën mirë në kurimin e sëmundjes së kollës së mirë, sëmundjeve të mushkërive etj por ai tashmë po përdoret dhe në kozmetikë kundër rrudhave, qeseve poshtë syrit, për të mbrojtur lëkurën etj, ka pohuar Hasani.