21-vjeçari, i cili u përplas nga një makinë, ndërroi jetë tragjikisht disa orë pas tek spitali i Traumës. Aksidenti ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan. Klajdi Hatija po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një automjet. Si pasojë e përplasjes Hatija u transportua te Trauma në kryeqytet, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Në komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele, për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.