KRYESORESPORT

Skiatorja shqiptare/ Lara Colturi shkëlqen në pistën italiane, e katërta në garën e sllallomit gjigant

Në pistën italiane të Kronplatz, u zhvillua sot gara radhës e Kupës së Botës për femra në ski, ajo e disiplinës së sllallomit gjigant.

Në këtë garë garoi për Shqipërinë edhe skiatorja Lara Colturi.

Skiatorja kuqezi bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë, duke u renditur në vendin e katërt.

Në përfundim të dy zbritjeve ajo mbeti jashtë podiumit për pak të mijtat, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’56”50.

Pas zbritjes së parë, Colturi u kualifikua në vendin e tetë, me kohën 57”00.

Ndërsa në zbritjen e dytë, skiatorja kuqezi ndali kronometrin në kohën 59”50, duke fituar disa pozicione në klasifikim.

Pas dy vendeve të dyta të arritura këtë sezon, Colturi siguron një vend të pestë, duke qenë gjithnjë mes skiatoreve më të mira. Paraqitja e shkëlqyer e skiatores 18-vjeçare është mjaft premtuese për të ardhmen.

Colturi gjithnjë ka arritur ta kalojë me sukses zbritjen e parë këtë sezon, duke hyrë mes skiatoreve që konkurrojnë për podiumin apo renditje.

Këtë gjë e konfirmoi gara e sotme, ku ajo sërish ishte mes më të mirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button