OP/ AN

Partitë e reja të vjetra…

Nga Mentor Kikia – Unë kam mbajtur pozicione kritike përgjithsisht ndaj politikës, dhe shumë njerëz më thonë se derisa nuk mbështet as Berishën as Ramës, përse nuk mbështet, apo nuk u bashkohesh partive të reja… Në fakt unë kam foluar vazhdimisht, për shumë kohë, për nevojën e vendit dhe mjedisit politik për alternativa të reja.

Dhe vazhdoj të mendoj se kjo është tani edhe më e nevojshme. Por jam shumë dyshues nëse ato që janë në sheshin e betejës janë vërtet të duhurat.

Nuk dua të jem linçues ndaj çdo gjëje e çdo kujt që guxon të hidhet të notojë në këtë moçal. Përkundrazi, duhen përgëzuar për kurajën. Por skena në protestën e organizuar para Ministrisë së Brendshme për të mbështetur policin Azbi Spahiu, ishte dëshpëruese për ata që besojnë tek të rinjtë.

Një proteste, të thërritur nga Lëvizja “Bashkë”, së paku kështu kam parë unë njoftimet publike, i ishte bashkuar edhe një simotër e re, si lëvizja “Shqipëria Bëhet”. S’ka më mirë kur kauzave u bashkohen më shumë njerëz dhe aktorë.
“Shqipëria Bëhet Bashkë” – duket politikisht bukur, apo jo? Ndaj dhe shumë njerëz i këshillojnë të rinjtë që të bëhen bashkë kundër të vjetërve.

Por çfarë ndodhi në protestë?

Pasi foli i “zoti i punës”, pra Qorri, drejt pudiumit të improvizuar u turr Lapaj. Por organizatorët i thanë se duhet të presësh radhën për të folur. Mbaj radhën, dmth. Por Lapaj donte të fliste ….
E kështu plasi sherri. Lapaj donte fjalën me ngulmim, kolegët e Qorrit i thanë ik, dhe e akuzuan si shërbëtor të oligarkisë që po prish protestën.

Pastaj kolegët e “Nisma Thurje”, u pozicionuan pro Lapajt. Qorrin dhe shokët e tij i akuzuan si marksistë dhe berishistë…

Unë nuk isha atje për të bërë gjykatësin se kush e ka fajin. Por është vërtet dëshpëruese të shikosh prurjet e reja politike në këto skena.

A thua të jetë vërtet kaq shterpë kjo shoqëri, apo mjedisi politik është kaq i kontaminuar, sa kushdo që lind, lind bashkë me virusin apo pëson mutacionin e të mëdhenjve?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button