Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMarrëveshja e detit me Greqinë/ Presidenti Meta: Rama s’kërkoi autorizim

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Presidenti Meta: Rama s’kërkoi autorizim

Presidenti Ilir Meta thotë se çështja e marrëveshjes së detit është e ezauruar nga institucioni i Presidencës. Meta deklaron edhe se i ka thënë Ramës i cili në atë kohë ka qenë Ministër i Jashtëm, që të kërkojë autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike.

Ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe të drejtës tonë. Sepse në fund, ti je udhëheqësi i maxhorancës, ajo që do të negociohet do të shkoj në Parlament që të votohet. Por nesër mund të shkoj përsëri edhe në Gjykatë Kushtetuese, nëse dikush ankohet”.

I ftuar në ”Fax News”, Meta tha se kryeministri Edi Rama ka kryer veprime që dalin në pah nga intervistat dhe ngreh dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet në raport me interesat e Shqipërisë.

”Unë kam qenë dhe jam për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1211174406360563/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME