Presidenti Ilir Meta deklaroi koncesionet dhe PPP-të po dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste, referuar një shkrimi të botuar sot në revistën “Monitor”.
Kreu i Shtetit thekson se është “jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”.
Postimi i Metës:
Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.
Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.
Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.
Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.
Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.