Paris/ Hapet klubi i parë i natës vetëm për gra – një revolucion në argëtimin e sigurt dhe të përfshirës

Një koncept i ri i jetës së natës ka marrë vëmendjen e Parisit dhe më gjerë: Diva Paris, klubi i parë i natës ekskluzivisht për gra, që ofron një hapësirë të sigurt, pa paragjykime dhe pa ngacmime. I krijuar nga tre mikeshat Constance d’Amécourt, Lucie de Gourcuff dhe Constance Fabry-Damour, klubi është kthyer në një fenomen që mbushet plot çdo javë, duke ofruar për 45 euro ushqim, bar të hapur dhe tre orë kërcim pa ndërprerje.
Diva Paris është pjesë e një lëvizjeje gjithnjë në rritje në Europë dhe SHBA, ku format e reja të argëtimit si “soft clubbing” po sfidojnë normat tradicionale të jetës së natës. Nga “Mums That Rave” në Britani te “Mama Geht Tanzen” në Gjermani, ky trend po ofron alternativa më të shëndetshme, të përfshira dhe sociale për gratë. Në një kohë kur pasiguria në klubet e natës ka bërë që shumë gra të heqin dorë nga daljet, konceptet si Diva Paris po rikthejnë besimin dhe gëzimin në argëtim.








