AKTUALITET

Motorri përplaset me trailerin, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në autoatradën Levan- Vlorë , në afërsi të “Urës së Mifolit”

Një motorr teksa ka tentuar të parakalojë , është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar menjëherë dret spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button