AKTUALITET
Aksidenti në Levan – Tepelenë, Audi përplaset me minibusin me turistë. (video)

Frakull – Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve.
Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.









