AKTUALITET

Përplasen dy makina në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button