Aksioni policor në Fier, arreston Eldi Nuren, ishte në kërkim policor (video)

Fier – Eldi Nure është personi i cili ngriti në këmbë policinë e shtetit e cila nisi një operacion policor mesditen e djeshme qe vazhdoi deri në orët e mbrëmjes.
Afro 50 forca policie të DVP Fier dhe të FNSh u ingranuan në këtë operacion policor.
Pas marrjes së informacionit se Nure ndodhej i fshehur në një banesë të një pallati 10 katësh në lagjen 1 Maj në Fier anës rrugës kryesore hyrse nga rrotondo e ish parkut për në qëndër Fier , forcat policore rrethuan pallatin dhe disa banesa përrreth.
Policia pasi krehu banesat shkoi tek pallati dhe dha urdher qe te gjithë pronaret e banesave te hapnin dyert për kontroll policor ku vetëm një banesë nuk u hap. Aty u dyshua dhe u bë kontroll. Më orët e pasdites vonë posht një krevati në dhomën e gjumit ështe gjetur Eldi Nure i cili eshte prangosur dhe eshte shoqeruar për në ambjentet e konisariatit policor Fier.
Policia
Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës.
Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Marteus Pasha, A.M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.











