Asllani shënon golin e parë kundër Letonisë

Ekipi kuqezi po luan ”finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kombëtaren shqiptare që ka si detyrim vetëm fitoren. Përballë këtij kundërshtari, Kombëtarja jonë nuk numëron asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, me 6 takime të cilat kanë përfunduar në barazim.
Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.
Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të ”dënuar” për tri pikë, gjë që e theksoi edhe vetë trajneri në konferencën e një dite më parë. Për ta bërë këtë Shqipërisë i duhet të thyej statistikat, pasi në gjashtë takime kundër Letonisë që nga 1992 ka gjashtë barazime në po kaq ndeshje. Barazim 1-1 përfundoi edhe sfida e 10 qershorit të këtij viti për Grupin K kualifikues në Riga.
Shqipëria 1-0 Letoni
34′ Balodis godet me kokë, duke rrezikuar portën kuqezi, por topi shkon mbi kuadrat.
31′ Manaj pason për Asllanin, i cili tenton me të djathtin, me topin që shkon mbi traversë.
30′ Aksion i bukur nga kuqezinjtë, me Manajn që godet me të majtën, por topi shkon jashtë.
27′ Jurkovskis shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
24′ GOOOL Shqipëria 1-0/ Asllani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
23′ Penallti për Shqipërinë! Laçi hedh një krosim në zonë dhe topi ndalet me dorë nga kundërshtari.
21′ Laçi tenton me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.
15′ Varslavans shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
9′ Hysaj hedh një krosim drejt zonës, me Laçin që tenton me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
4′ Bajrami provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon jashtë.
1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
Momenti i golit











