AKTUALITETEKONOMITOP-NEWS

Kompania Albpetrol me humbje, do nisin refornat, Deda “ngrin në shtyllë” pas 10 tetorit.

Fier – Zgjedhjet mbaruan, Qeveria Rama4 u zgjodh, tashmë udhlzimet janë dhënë dhe reformat nëpër instirucionet shtetërore do nisin që do të thotë “Hiq Lenkën dhe vendos Prengën”, rrotacione dmth, por askush sdo ikë nga puna përveç ndonjë “tradhtari politik” që nuk meret me “më the të thash”.

Alb365 mëson për një mbledhje të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me drejtorët e Albpetrolit të cilëve u eshte vën një ultimatum për të pastruar Administratën nga parazitët që nuk shkojnë në punë .

Mbledhja është në koherencë me nje reformë të mundëshme që mund të shpallet këto ditë sepse po flitet shumë nëpër zyrat e kësaj kompanie. Të frikësuarit po kapin shokë, miq, deputetë, patronazhistë e soj soj të kësaj kategorie që të mos i largojnë nga “strofka” dhe rrogat e majme të marra qyl.

Në ministri mësohet se kanë mberitur shumë ankesa nga punonjësit e Albpetrol për persona që nuk shkojnë në pune fare por qe paguhen në Albpetrol. Madje disa janë verifikuar dhe nga vetë ministrja .

Grupet “luftojnë” njëri tjetrin duke u bër foto e video dhe më pas linja vertikale, ja nisin Belindës. Ka nga ata të pakënaqur në këtë kompani që shkojnë deri aty sa thonë se tashmë punësimet janë bër nepotike. Kan sjell specialstë nga qytete shumë larg të Shqipërisë që nuk kanë lidhje me fushën e naftës vetëm e vetëm se janë shok, miq e familjarë thua se Fieri, Patosi, Kuçova, Berati, Vlora, Lushnja që mbajtën në këmbë këtë industri për afro 70 vjet paskan vdekur.

Kompania do bëjë reforma kur për vitin 2024 Ministria përkatëse deklaroi se ka dal me humbje, ndërkohë që mandati i kryeadministratorit të kësaj kompanie mbaron në 10 tetor e nuk dihet nëse do ta rifitojë apo jo, por gjasat janë që të mos riemërohet.

Mos besimi i një riemërimi e ka tronditur Kryeadministratorin Deda i cili si mjek në profesion  nuk arriti ta “shërojë” këtë kompani edhe pse pruri aty “infermierë, farmacistë, psikologë, këshilltarë” që përveçse merrnin rrogën kot, dukeshin një herë në hënëz, kur thotë populli.

Ministria Balluku tashmë me përvojë në drejtim por dhe me eksperiencë pasi ecën sakt në gjurmët e Liderit të PS Rama, tashmë do shkundi administratën për ti dhënë një start të ri, boll me këto administrata, me këtë frymë, duhen pëkrahur dhe të tjerë, pohuan burime informacioni nga ky sektor.

Këta persona shkojnë tek bankomati
tërheqin rogën e Albpetrolit ndërkohë që punojnë në punë të dyta ose punë në bizneset e tyre private . Kjo vjen pasi në shumë ndërmarje ka pozicione në hije që mbulohen nga drejtorë të caktuar dhe shefa kuadri të caktuar që kuptohet kanë dhe perfitime personale. Jo të gjithë drejtorët jan pjese e ketyre skemave.

Kjo situatë nuk lshtë vetëm në këtë kompani por në disa të tjera që janë shtet ku organikat u frynë për shkak të periudhës së fushatave elektorale e tashmë do largohen pasi dhe kontrata e firmosura për tu punësuar ishin 3 deri 6 mujore.

Kjo është vertetuar nga informacionet e dala prej vet administratave e zyrave të kuadrit (burimet njerëzore) në bashkëpunim dhe me bankat ku k’ta të punësuar tërhiqnin pagat duke u raportuar më pas në institucione përkatëse të mbledhjes së informacioneve për t’u selektuar e më pas për të nisur procedimet penale pasi janë verifikuar dhe me metoda speciale të hetimit.

Ne ditet ne vijim do publikojm emrat e disa punonjesve qe jan në Albpetrol por figurojn të punësuar në punën të tjera dhe të tjere që jan ne bizneset e tyre gjat gjithë orarit të punes qe duhet te ishin ne Albpetrol.
Këto do jepen me foto dhe me video pas një investigimi shumë të gjatë ku jan monitorua gjatë orarit të punës në bizneset e tyre private. AlB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button