POLITIKË
Pak ditë pas dekretit, ministrja e Shëndetësisë ikën me ‘pushime’

Disa ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.
Sipas raportimeve për mediat, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.
Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani.
Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.









