AKTUALITET

Shoqata e të Verbërve në protestë: Komuniteti ynë është përjashtuar nga barazia

Shoqata e të Verbërve ka bërë një protestë ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Sipas shoqatës, prej më shumë se një dekade, komuniteti i të verbërve po përballet me mungesën e mbështetjes institucionale.

“Kjo mungesë ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e shumë personave të verbër nga mundësitë e barabarta për arsimim, punësim dhe një jetë të pavarur”, thuhet në një letrën e kërkesës.

Shoqata kërkon nga qeveria rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritja e asistencave si dhe mbështetjen e personave të verbër për tu integruar në tregun e punës me pagë minimale.

Jonid Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, ka ngritur alarmin për mungesën e mbështetjes institucionale ndaj qytetarëve të verbër, sidomos ndaj atyre që janë të papunë. Në fjalën e tij të mbajtur në protestë, ai theksoi se përveç përjashtimit nga skemat sociale familjare, mungojnë plotësisht edhe shërbimet që do t’u mundësonin të verbërve një jetë të pavarur dhe me dinjitet.

“Fatkeqësisht, thuajse çdo qytetar i verbër që nuk është i punësuar nuk përfiton nga skema e asistencave sociale për nevojat familjare të tij. Po ashtu, një problem tjetër janë shërbimet për të jetuar një jetë me dinjitet në mënyrë të pavarur. Fatkeqësisht që nga viti 2014 do duhej që shërbimet të merrnin një tjetër stendat, një standard evropian pasi atë vit përfundoi së ndërtuari qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve e cila është më e madhja në rajon, por fatkeqësisht si për ironi të fatit, atë vit shërbimet që ishin ngritur me aq mund e sakrificë u ndërprenë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button