POLITIKË

Flet Zheni Bebi Gjergji, blerja e fundit e Ramës në radhët e PD

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji ka habitur demokratët këtë të martë kur është prezantuar si Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit, një post i ofruar nga mazhoranca socialiste e cila në çdo kohë është e hapur për blerje të reja nga kampi kundërshtar. Kapërcimi i opozitarëve në poste drejtuese të administratës po nxitet direkt nga kryeministri Edi Rama si një mënyrë për të demoralizuar edhe atë pak që ka mbetur nga opozita e sotme. Por ndryshe nga ish-demokratët e tjerë që kanë heshtur pasi janë ulur në prehrin e Edi Ramës, Zheni Bebi Gjergji ka vendosur të flasë duke e kamufluar tradhtinë e bindjeve të saj politike me thirrjen profesionale.

Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se “është mjeke” dhe se shëndetësia kishte nevojë për njerëz që e njihnin sistemin.

Postimi i Zheni Bebi Gjergji

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.

Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.

Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.

Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.

Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button