Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të diktatorit sirian, Bashar al-Assad, i cili për dekada ka qenë aleat i Serbisë dhe ka kundërshtuar njohjen e Kosovës.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që pas rënies së regjimeve diktatoriale në rajon, vendet e Lindjes së Mesme kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj Kosovës. Dy vjet pas rrëzimit të regjimit të presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, vendi njohu Kosovën.
Një zhvillim i ngjashëm ndodhi edhe në Libi, dy vjet pas rrëzimit të udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi, i cili sundoi vendin për mbi 40 vjet. Në vitin 2013, autoritetet e reja libiane, pas një periudhe tranzicioni politik dhe rikonstruktimi të institucioneve shtetërore, vendosën ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Pas revolucioneve të viteve 2010-2013 në kuadër të Pranverës Arabe, disa vende të tjera, përfshirë Jemenin, Kuvajtin, Katarin – dhe së fundmi edhe Sudanin – kanë rishikuar politikën e tyre ndaj vendit, duke vendosur ta njohin pavarësinë e Kosovës.









