“Ismail Bej Vlora” nuk figuron në listat e votimit në Vlorë

Ismail Qemali (Ylli Meçaj) erdhi nga Italia për të votuar, por nuk e gjeti emrin në listat e votimit.
Ylli Meçaj artisti vlonjat i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora erdhi nga Italia ku është emigrant prej vitesh së bashku me bashkëshorten ditën e djeshme, enkas për të votuar. Ata prej vitesh jetojnë 100 metra larg shkollës nëntë vjeçare 28 Nëntori. Kur është paraqitur në qëndrën e votimit me kartë e identitetit së bashku me bashkëshorten i kanë thënë që, nuk e keni emrat në listë, nuk votoni aty.
Nga një kontroll që kanë kryer i kanë thënë që ata votojnë në Çentrale në ujin e Ftohtë.
“Nuk kemi pse bredhin se historikisht kemi votuar ktu, do ikim pa votuar, ka pohuar ai dhe është larguar nga qëndra e votimit.








