AKTUALITETTOP-NEWS

Atentati mafioz në Rinas/ Humb jetën edhe agjenti i AMP, Muço Sheqeri

Policia e Tiranës ka njoftuar se shtetasi Muço Sheljani (Sheqeri) ka humbur jetën në spital.

Nëpërmjet një njoftimi për media, policia bën të ditur se: Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.

Ngjarja

Thuajse një vit pas lirimit nga burgu, Gilmando Dani, 47- vjeç u ekzekutua të martën në dalje të aeroportit të Rinasit – një zonë e populluar dhe me prani të shumtë të forcave të Policisë së Shtetit në Tiranë. Muçi Shaljani, 40 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

Krimi ndodhi rreth orës 14:20 të datës 11 nëntor, kur makina me të cilën udhëtonte Dani u qëllua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas Policisë së Tiranës, Dani ndërroi jetë në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gilando Dani ka rekorde të hershme kriminale dhe njihet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Emiljano Shullazit, një personazh i krimit të organizuar. Ata u dënuan së bashku në nëntor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për zhvatje pasurie, kërcënim dhe grup të strukturuar kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button