
Ndërkohë që naftëtarët e Patoz-Marinëz ishin në grevë urie për kushte më të mira të punës, situata shëndetësore e tyre dhe e të gjithë banorëve që jetojnë pranë fushës naftë-mbajtëse po shënon një përkeqësim me shifra alarmante për shkak të cilësisë së ajrit dhe natyrës.
Në zonën e Roskovecit raportohet janë rritur me 1200 përqind rastet e sëmundjeve respiratore nga viti 2021 e deri më tani. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se 4 vjet më parë, numri i rasteve të raportuara me këtë sëmundje ishte vetëm 20 për 10 mijë banorë. Aktualisht, kjo shifër ka arritur në vlerën e 243 raste për 10 mijë banorë.
Situata është gjithashtu e rëndë edhe për sëmundjet malinje. Në zonën e Fierit, numri i pacientëve me sëmundje tumorale është rritur me 300 përqind, krahasuar me vitin 2025.
Një dekadë më parë, në qytet ishin regjistruar 393 persona, ndërkohë që aktualisht, shifra ka tejkaluar numrin 1300, duke e renditur Spitalin e Fierit në numrin e dytë me trajtimin e rasteve të tilla, pas Tiranës./Syri









