AKTUALITET

Dumani në Bruksel: Jemi kërcënuar nga media, politika dhe krimi i organizuar

Delegacioni Evropian në Shqipëri, përmes një postimi në “X”, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani.

Takimi u zhvillua Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.

Dumani gjatë takimit ka deklaruar se është kërcënuar nga media, politika dhe krimi i organizuar.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet.

Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar”, – ka thënë Dumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button