PAMJET/ Si iu vunë prangat Ergys Agasit dhe ish-zyrtarit të policisë

Policia e Shtetit konfirmoi se Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.
“Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi Uljan Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar Ergys Agasi” – thuhet në njoftim.
Momenti kur Ergys Agasi dërgohet në qeli në mesnatë
Pasi ka qëndruar për rreth 3 orë në drejtorinë e Policinë e Tiranës, biznesmeni Ergys Agasi është dërguar në bllokun e sigurisë pranë burgut në rrugën “Mine Peza”.
Ajo është një qendër tranziti ku mbahen personat e ndaluar pasi mbarojnë procedurat e para në komisariat.
Të ndaluarit qëndrojnë aty zakonisht për 72 deri në 96 orë, deri në momentin e daljes para gjykatës e cila vendos për masën e sigurisë.
Agasi akuzohet për vepra të rënda penale në aferën e njohur të tenderave të AKSHI-t.








