Ish polici i djegur, nuk dha dorëheqje por u përjashtua (fotot)

Ish/efektivi i DVP Berat që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij ishte efektiv i Forcave Operavionale “Shqiponjat” më pas,për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”.
Xhelo nuk dha dorëheqjen nga policia por u përjashtua nga radhët e policisë.
Ky në foto është Artjon Xhelo ish punonjësi i policisë që u vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij.Artjol Xhelo,32-vjeç, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.
Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan. Aty u fol që efektivit të policisë Artjol Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve të brendshme në DVP Berat,ish/efektivi i policisë Artjol Xhelo kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike.



Xhelo u gjet i djegur brenda makinës së tij tip BMW, rreth orës 14:35 të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendit e quajtur “Qafa e Llogarasë” dhe trupi i pajetë u gjet i djegur në sediljen e shoferit. Edhe pse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje,dyshohet se 32-vjeçari Xhelo dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara.









