AKTUALITETTOP-NEWS

Infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve, shpallet fituesi për projektimin në Fier

Pas më shumë se një muaji nga hapja e procedurës së prokurimit Operatori i Blerjeve të Përqendruara njoftoi fituesin për procedurën e prokurimit me objekt kontrate “Projektimi i Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, zona e Mbetjeve Fier”.

Më herët në nëntor procedura e shpallur kishte dy lote ku përfshihen edhe Elbasani, dy këto rajone për të cilat po ndiqet një qasje e re drejt landfilleve pas inceneratorëve që u panë si zgjidhje për mbetet.

Fituesi i kontratës për lotin e parë që lidhet me Fierin është GJEOKONSULT & CO që do të finalizojë projektimin e infrastrukturës që lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve në zonën e Fierit.

Më herët në shpallje të procedurës qeveria nënvizonte se dokumenti i termave të referencës paraqiste një set të detajuar të tyre për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme.

“Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument. Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro.

Objektivi i konsulencës

“Studim-Projektimit për “Projektimin e Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve te Ngurta” ka për objektiv të realizojë fazat e projektimit nga I deri të VII sipas tabelës 9 të nenin 36 të VKM, Nr. 354, dt 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim” mbi fazat e projektimit të veprave inxhinierike, duke përfshirë:

– Analiza e Detyrës se Projektimit / Termave te referencës

-Projekt-idenë paraprake

-Projekt-idenë përfundimtare

-Projektin për miratimin e lejes së ndërtimit

-Projektet e zbatimit

-Preventivin përfundimtar

-Përgatitja e dokumentacionit për procedurë tenderimi”thuhet në dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button