
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim për mediat me aleatët e tij në Selinë e PD-s. Në këtë deklaratë për shtyp, ai hedh akuza mbi Kryeministrin duke thënë se ai që po drejton grupin parlamentar të pozitës është kriminel. Ai thotë qeveria Rama do ta mbrojë me çdo kusht pasurinë e tyre.
Ndër të tjera,Berisha përmend edhe skandalin lidhur me tenderat e drejtuesve të AKSHI-t duke thënë se nuk është e mundur ndonjë që në një ndërmarrje private të ketë pasur tre pengmarrje brenda gjashtë muajsh. Ai thotë se Ergys Agasit i janë gjetur 4 milion euro shishe verë dhe kjo sipas tij është e paimagjinueshme.
“Berisha: Balluku ka 300 apartamente, 4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit! Baxhanaku i Ramës mori 75 mln euro me një tender .Ju e patë se çfarë ndodhi dje në parlament.Dhe tani kërkojnë më shumë se gjysmën e deputetëve nga parlamenti.Po pse janë kështu?Sepse ai që drejton grupin parlamentar të PS është një kriminel, më kriminel se Suel Çela, më kriminel se Elvis Doçi, më kriminel se Safet Bajri.Po pse? Se ata rrinë në bodrumet e tyre, kurse ky rri në zyrat e qeverisë dhe i mbron ata. Dhe zbaton urdhrat e tyre. Ua arreston bandat rivale për të marrë votat e tyre. Shkon liron terroristët në Shkodër, ku mund të kishim me dhjetëra të plagosur dhe të vdekur nga tritoli, në qoftë se tritoli nuk do kishte rënë në tokë.
Dhe të gjitha këto janë të dokumentuara.I akuzuar për vrasjen e avokatit. Dhe janë djegur dokumentet, me procesverbal. A e kuptoni ku jemi or miq? Në çfarë kushtesh jemi? Megjithatë është shumë e rëndësishme të ngrihemi në këtë betejë. Kjo është një diktaturë më e egër se e vitit 1990. Se ato ishin në rënie në formë dominoje.
Kurse kjo ka lobistë të stërfuqishëm.
Ndërkohë interesat e shqiptarëve shkelmohen çdo ditë.
Situatë dramatike.Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në një ndërmarrje private të ketë pasur tre pengmarrje brenda gjashtë muajsh. Kjo është AKSHI, agjencia shtetërore. Agjencia shtetërore, në të cilën, për të fituar tenderat kunati i Edi Ramës, dhe për dijeni të qytetarëve, vetëm tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro. Dhe sot po i japin transhin e fundit 25 milionë euro Armand Frangut, i regjistruar si një njeri që përcakton çdo tender, në fakt edhe me ndihmën e kunatës. Në regjistrim del edhe me ndihmën e kunatës. Pra, në këtë sipërmarrje, që është sipërmarrja e dytë më e buxhetuar në momente të caktuara në vend, aty për tenderat rrëmbehen një ish-punonjës dhe dy biznesmenë. Dhe e mbajnë fshehur, për Gerond Meçen nuk kishte dëgjuar njeri. Erdhi nga Gjermania, se u arratis atje dhe bëri denoncimin.
Duan të mbrojnë me çdo kusht pasuritë e tyre të krimit. 300 apartamente, thonë mediat, ka Belinda Balluku.Jashtë çdo imagjinate.Po nëse Belinda ka 300, u garantoj se Rama ka të paktën 1 mijë.Prandaj është mbushur me kulla.Dhe thonë nuk shiten kullat.Po i merrkan qeveritarët kullat.200 apartamente ajo me paratë e taksapaguesve.4 milionë euro, i kam të dhënat e fundit direkt shishe vere,70-vjeçare Romanee Conti, të Ergys Agasit.U garantoj se as në bodrumet e perandorit të Japonisë nuk i gjen ato ashtu.Jo. Dhe aty vinoteka e Edi Ramës.”









