MAGAZINË

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova kanë ndarë një tjetër lajm të bukur familjar, duke u bërë prindër për herë të katërt. Çifti njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së tyre më të vogël të hënën, më 22 dhjetor, përmes një postimi në Instagram.

Ish-tenistja publikoi një foto nga reparti i maternitetit, ku foshnja shihet e mbështjellë me një batanije. Në mbishkrimin e fotos, Kournikova shkroi: “Dielli im, 17.12.2025”, duke bërë të ditur datën e lindjes, por pa zbuluar ende gjininë apo emrin e fëmijës.

Anëtari i ri i familjes i bashkohet binjakëve Lucy dhe Nicholas, si dhe vajzës së tyre pesëvjeçare, Mary.

Iglesias dhe Kournikova janë së bashku prej më shumë se dy dekadash. Ata u njohën në dhjetor të vitit 2001 gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Escape”, ndërsa lidhjen e tyre e konfirmuan publikisht në gusht 2002, kur u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards.

Anna Kournikova e ka shprehur prej vitesh dëshirën për të krijuar familje. Në një intervistë të vitit 2011 për revistën Women’s Health, ajo kishte deklaruar se “padyshim” dëshironte të bëhej nënë, duke theksuar se i pëlqen të kujdeset për të tjerët.

Çifti u bënë prindër për herë të parë më 16 dhjetor 2017 me lindjen e binjakëve, ndërsa vajza e tyre Mary erdhi në jetë më 30 janar 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button