SPORT

Globe Soccer Awards, Dembélé lojtari më i mirë në botë: PSG dominon në Dubai

Paris Saint-Germain dominoi skenën në Globe Soccer Awards në Dubai. PSG, fitues i edicionit të fundit të Champions League, mori disa çmime të rëndësishme, mes të cilave edhe për Skuadrën e Vitit.

Dembélé lojtari më i mirë, PSG “përfshin” çmimet kryesore

Ousmane Dembélé u shpall lojtari më i mirë në botë, duke lënë pas Kylian Mbappé, Raphinha, Vitinha dhe Lamine Yamal.  Bashkë me të festoi edhe trajneri i kampionëve të Europës dhe Francës, Luis Enrique, i cili u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit.

Vitinha fitoi çmimin si mesfushori më i mirë, ndërsa Desire Doué u shpall talenti më i mirë emergjent. PSG dominoi edhe në kategori të tjera drejtuese. Nasser Al-Khelaifi të vlerësuar si presidenti më i mirë dhe Luis Campos si drejtori sportiv më i mirë.

Menaxheri më i mirë

Nuk pati sukses për Pastorello dhe Manna në kategoritë për agjentë dhe drejtues sportivë, pasi çmimi për agjentin më të mirë iu dha Jorge Mendes.

Sulmuesi më i mirë

Ylli i Barcelonës dhe i Spanjës kampione e Europës, Lamine Yamal, u shpall sulmuesi më i mirë. Ndërkohë Cristiano Ronaldo triumfoi si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme. Sa i përket kombëtareve, Portugalia e CR7 fitoi çmimin si përfaqësuesja më e mirë kombëtare.

Çmimi i karrierës

Çmime për karrierën iu ndanë Andrés Iniesta dhe Hidetoshi Nakata. Ish-lojtari i Romës kampion i Italisë me verdhekuqtë në sezonin 2001-2002. Një çmim special iu dha edhe Paul Pogba, i vlerësuar me Comeback Award.

Vlerësime pati edhe për futbollin e femrave, ku Barcelona u shpall klubi më i mirë i futbollit për femra.

Risia e Globe Soccer Awards: Ronaldo prezantues

Ky edicion solli edhe një risi. Cristiano Ronaldo, në partneritet me Globe Soccer, prezantoi Globe Sports Award, çmimin që nderon më të mirët në sportin global. I pari që u vlerësua me këtë çmim ishte Novak Djokovic, 24 herë fitues i turneve Grand Slam.

“Jam njeri i sfidave dhe futbolli është jeta ime, por sporti është shumë më tepër se vetëm futboll. Kjo është një epokë e re për mua. Duhet të hapim mendjen edhe ndaj sporteve të tjera dhe pikërisht për këtë e krijuam këtë çmim të jashtëzakonshëm. Besojmë se mund të mësojmë shumë nga çdo disiplinë. Për mua është një nder i madh të jem pjesë e këtij kapitulli të ri”, u shpreh Cristiano Ronaldo.

Nga ana e tij, Djokovic e cilësoi këtë vlerësim të radhës në karrierën e tij si “një nder dhe një privilegj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button