AKTUALITETEKONOMIVIDEO

Speciale/ Pronari 80 vjeçar që i shërben plantacionit 100 vjeçar të lajthive në Visokë

Patos – Në Visokë, pranë lumit Gjanica, një plantacion i vjetër me lajthi, që numëron plot një shekull jetë, këtë vit ka mbetur pa asnjë prodhim.

Fermeri Ëngjëll Peshkëpia, 80 vjeç, tregon me dhimbje se për herë të parë në 100 vjet, lajthitë nuk dhanë fryt.

Peshkëpia, i cili punon ende çdo ditë në pronat që rimori pas viteve ’90, kujdeset vetë për 11 dynym tokë me lajthi e drurë frutorë. Por moti i keq i marsit e shkatërroi gjithë punën e një viti.

Fermeri tregon se punëtorë angazhon vetëm gjatë javës së vjeljes dhe i paguan 2 500 lekë të reja dita, por gjithë pjesën tjetër të punës e kryen vetë, pavarësisht moshës.

Fermeri 80 vjeçar na tregon se sipërfaqen e tokës e ka me dokumenta e tapi që të kohës së Zogut dhe të viteve të regjimit komunist që më pas ja morën dhe i dërguan në internim në Shryllas në Levan të Fierit por pas viteve 1990 në kohën e qeverisjes demokratike ai rimori dokumentat e pronës.

Lajthia 300x199

Pamundësia për të ndërtuar një jetesë të qëndrueshme në fshat, ka detyruar fëmijët e të moshuarit të largohen nga Shqipëria në emigrim. 80-vjeçari shprehet se edhe lajthitë, që dikur kanë qenë një burim jetese, tashmë po degradojnë.

Ëngjëlli  nuk është vetëm një fermer lajthish, por ka njohje të mira edhe për vetitë dhe përdorimet e saj.

Fermeri 80 vjeçar ka sfiduar moshën duke u përkushtuar frutikuklurës dhe pronës së tij mbi 100 vjeçare që i ka lënë gjyshi, ndërsa nga shteti, subvencion ka marrë vetëm një herë – 10 mijë lekë të reja.

“Në vitin më të mirë, 2020, kam marrë deri në 25 kuintalë lajthi. Këtë vit mora vetëm 3 kuintalë… ose më saktë, asgjë. Dola me humbje të plotë.”

Peshkëpia, i cili punon ende çdo ditë në pronat që rimori pas viteve ’90, kujdeset vetë për 11 dynymë tokë me lajthi dhe drurë frutorë. Por moti i keq i marsit e shkatërroi gjithë punën e një viti.

“Në mars ra një stuhi e fortë breshëri. U goditën pemët që në lule. As ullinjtë, as hurmat, as dardhat, qershitë apo lajthitë nuk dhanë prodhim. Dola me humbje. Katastrofë!”

Fermeri tregon se punëtorë angazhon vetëm gjatë javës së vjeljes dhe i paguan 2.500 lekë të reja dita, por gjithë pjesën tjetër të punës e kryen vetë, pavarësisht moshës.

“Të gjitha shërbimet i bëj vetë. Dola me humbje rreth 2 milionë lekë.”

Fermeri 80-vjeçar ka sfiduar moshën duke iu përkushtuar frutikulturës dhe pronës së tij mbi 100-vjeçare që ia ka lënë gjyshi, ndërsa nga shteti subvencion ka marrë vetëm një herë 10 mijë lekë të reja. /ALB365/Xhemil Beharaj

Maxresdefault 300x169

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button