AKTUALITET

Ndërrimi i viteve në Fier, 25 të rinjë përfundojnë në spital

Fier – Festimet në kuadër të ndërrimit të viteve , janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh afro 25, te paraqitur ne gjendje te dehur ne urgjencen e Spitalit Rajonal Fier me simtoma te intoksikacionit.

Sipas burimeve spitalore te rinjte kane qene kryesisht te grupmoshes 20- 30 vjeć, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar .Por nderrimi i viteve eshte festuar edhe me fishekzjarre ku tre persona kanë marrë lendime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën.

Ndërkohë për shkak të ngarkesës ushqimore mëngjesin e sotëm në urgjencë ka patur edhe disa raste të paraqitjes të të sëmurëve kronikë, por deri më tani asnjë rast nuk ka përfunduar në komplikacione të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button