Arrest me burg ka dhene trupi gjykues per Klodian Çobaj 31 vjeç autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj 50 vjeçe 4 ditë më parë në Dukas të Patosit.
Masa e sigurisë eshte zhvilluar pa avokat pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore por edhe masat e sigurisë
Nga burime informacioni mësohet se Klodjani ka pohuar gjate zhvillimit te seancës gjyqësore se ai ka qene jashtë gjatë orëve të natës dhe kish konsumuar alkool dhe kur ka kryer krimin ka qënë nën efektin e alkoolit. Ata kishin debatuar kur ai eshte kthyer ne mëngjes rreth orës 8 pasi mamaja i kish pohuar se skish punë që të rrinte natën jashtë e të konsumonte alkool.
Ne debat e siper e zënkë.me fjalë me pas ka marr thikën dhe e ka qëlluar në trup e fyt e qafë.
E plagosura pasi ka marr mjekimin ne Spitalin Rajonal Fier eshte derguar ne Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore
Gjyqtari i çështjes Taulant Banushi pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë arrest me burg