Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRrahu mamanë dhe gruan, shpallet në kërkim 41 vjeçari nga Visoka

Rrahu mamanë dhe gruan, shpallet në kërkim 41 vjeçari nga Visoka

Fier – Policia ka shpallur një shtetas në kërkim pasi dyshohet se ka përdorur dhunë mbi mamanë dhe bashkëshorten e tij në Visokë të Mallalastrës, ndërkohë që një tjetër e ka çuar në prokurori për dhunë ndaj bashkëfshatarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 41 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. H., 29 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME