AKTUALITETTOP-NEWS

Lumi Seman çan argjinaturën në Alibeaj, rrezik për përmbytje në dy fshatra të njësisë administrative Libofshë

Libofshë – Lumi Srman ka çarë argjinaturën në fshatin Alibeaj mesditën e sotme, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga shkarkimet e rezervuarëve në zonën e Skraparit dhe Beratit.

Si rezultat, uji ka dalë përtej argjinaturave, duke përmbytur toka bujqësore dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete eskavatorë e traktorë si dhe pompimi për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin që mbledh hidroviori në Darëzezë. Qëllimi i ndërhyrjes është shmangia e përmbytjes së disa banesave në fshatrat Hasturkas dhe Ndërnënas.

Situata mbetet nën monitorim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes.

Momentalisht hektarë të tëra tokash nën ujë, për momentin nuk rrezikohen banesat, thonë banorë të zonës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button