Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLegalizimi i kanabisit/ Mediat greke: E nesërmja në kufi s’do të jetë...

Legalizimi i kanabisit/ Mediat greke: E nesërmja në kufi s’do të jetë e njëjta

Mediat greke kanë shkruar për projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në vendin tonë. Në një shkrim të botuar “News247.gr”, thuhet se kësaj here kryeministri Edi Rama “nuk po luan blofin”, por do ta kalojë javët e ardhshme në parlament për t’u miratuar.

Sipas saj, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sesa do të ndikojë Greqinë, duke vënë në pah kalimin e lëndëve narkotike përmes kufijve tanë.

“Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta”, thuhet në shkrim.

“Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial. Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim. Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”. Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani”, shkruan ndër të tjera, media greke “News247.gr”.

Pjesë nga shkrimi:

Në të njëjtën kohë, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.
Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE

Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin. Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i hashashit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.

HASHASH NË VEND TË PERIMEVE

Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që janë afër historisë, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit. Në vitin 2014, forcat speciale të policisë shqiptare “pushtuan” fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një beteje që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 ton kanabis , 90,000 pemë hash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.

Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh, në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.

Njerëzit në Tiranë që folën për “Magazine” janë dakord se vendimi i fundit i Ramës mund të jetë një përpjekje për të fituar vota nga njerëzit e punësuar në ekonominë e kanabisit. Dhe më pas, ka gjasa që vendimi të favorizojë investitorët e huaj që do të mbërrijnë brenda natës në Tiranë, diçka si Eldorado e re, duke lënë jashtë loje prodhuesit e vegjël që mbajnë familjet e tyre me kanabis.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME