Dje me fermerët, sot kundër tyre.

Mos pështy në sofër ku ke ngrënë Ilir . Dje ishe me fermerët, shkruaje projekte për zhvillimin rural, flisje për forcimin e blegtorisë.
Sot, nga zyra e fabrikave të qumështit, del e thua që qumështi i fshatarëve është i helmuar. Kjo nuk quhet zhvillim profesional, por ndryshim krahu sipas rrogës që mer. Do të thotë që ekspertiza jote gjatë gjithë këtyre viteve paska qenë e dështuar nuk e ka permirsuar fshatarin ! Njeriu mund të ndërrojë karrige, por nuk duhet të ndërrojë ndërgjegje.
Ilir Pilku , ti e di mirë kush janë blegtorët e këtij vendi. Janë ata që të kanë dhënë bukë ty dhe mbajnë gjallë fshatin, që prodhojnë ushqimin bazë dhe janë rezervë natyrore e vendit, që mbajnë familjet dhe një pjesë të madhe të ekonomisë reale mbi shpinë, 20% të PBB-së. Ata nuk janë problemi — ata janë themeli. Industria nuk prodhon qumësht, e merr nga fshatari, e përpunon, shton çfarë mundet dhe më pas e paketon bukur dhe e shet si “cilësi”. Nëse ka problem, është i gjithë zinxhirit, jo vetëm i atij që rri në stallë me baltë deri në gju.
Unë e vlerësoj eksperiencën tënde të dikurshme ndër vite, por sot po flet si zëdhënës i rrogës qe merr , jo si njeri i terrenit. Fshatari e njeh qumështin më mirë se kushdo, sepse aty ka jetën, zanatin dhe bukën e fëmijëve. Karriget dhe drejtorët e industrisë së qumështit ndërrohen shpejt dhe shpesh, por fshatari mbetet aty. Dhe me të mbetet edhe e vërteta.
Ervin Resuli









