Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEGeorgina bullizohet në rrjet, e motra i del në krahë

Georgina bullizohet në rrjet, e motra i del në krahë

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është vënë në shënjestër të mediave spanjolle për disa foto të publikuara nga paparazzët ku shihet me celulit dhe bark ende të rrumbullakosur.

Sipas mediave të huaja, komente të shumta negative kanë vërshur drejt Georginës duke e quajtur të shëndoshë, të dhjamosur dhe shumë epitete ofenduese në lidhje me format e saj fizike. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i motrës së Saj Ivana e cila në rrjetet sociale ka mbrojtur të motrën.

Në llogarinë e saj në Instagram, Ivana ka shprehur mbështetjen e saj për të motrën dhe ka kritikuar komentet negative mbi pamjen e Georginës duke i kujtuar ndjekësve se ajo ka vetëm pak javë që ka lindur dhe për më tepër ende po kalon një periudhë të vështirë pasi gjatë lindjes humbi njërin prej binjakëve.

“Motra ime e bukur. Faleminderit të gjitha grave empatike dhe të mira që e mbështesin në këtë kohë të vështirë. Jo të gjithë janë në gjendje të vendosin veten në vendin e një gruaje tjetër që e ka përjetuar një gjë të tillë. Ishte e çmuar, është e çmuar dhe do të jetë edhe më e çmuar. Sapo ka lindur! Sa e keqe është zilia. Dhe jo, fotot nga vera e kaluar nuk ishin të fotoshopuara! Ishte se ajo nuk kishte lindur binjakë”.- shkroi Ivana.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME