Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me Interin duke shënuar gol në ndeshjen miqësore. I transferuar te zikaltrit pikërisht në ditën e rikthimit të Romelu Lukakut, mesfushori 20-vjeçar kuqezi ishte titullar në miqësoren e parë sezonale të zikaltërve ndonëse ka zhvilluar vetëm pak seanca stërvitore me ta.
Mesfushori shqiptar ka bërë gjithçka mirë në prezantimin e parë, jo vetëm me golin, por me edhe me paraqitjen në ato minuta që luajti, duke treguar se nuk ka ardhur te Interi për të qenë thjesht rezerva e Brozoviç, por do të kërkojë vendin e tij në formacion.
Kurse Chelsea është nisur drejt Amerikës për turneun e tij të miqësoreve ku në listën e të grumbulluarëve nuk është Armando Broja, i lënë jashtë si për të treguar se ai nuk do të jetë pjesë e Chlsea sezonin e ardhshëm pas një sërë kërkesash që ka për të në këtë merkato verore. Sulmuesi shqiptar është në qendrën e vëmendjes të disa skuadrave europiane jo vetëm në Angli.