POLITIKËTOP-NEWS

Akuza me emra nga protesta, Berisha sulmon Ramën, Ballukun, Elvis Doçin e Suel Çelën

Nga protesta e opozitës në shesh, Sali Berisha përmendi me emra ata që quajti hajdutët e qytetarëve shqiptarë, nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, deri tek Elvis Doçi dhe Suel Çela. 

“Rama, që ndërron Duabin e 1 mijë e 1 netëve. Qindra milion euro me AKSHI-n e Lindave. Qindra milioë euro me Erion Veliajn dhe inceneratorët. Miliarda me Lubinë e tij në rrugë dhe punë që nuk janë kryer kurrë, dhe këto para, përveçse në parajsat e tyre shndërrohen në një krim të tmerrshëm elektoral, në vota të blera, dhe votat e blera shndërrohen në vjedhje më të mëdha. Ndaj edhe shqiptarët marrin rrugët e dheut si popull që braktis vendin. Edi Rama, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve njëlloj si babai i tij shpirtëror ka vendosur mbi shqiparë censurën dhe mashtrimin.

Jemi këtu sot për tu zotuar se do të rikthejmë zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe se Shqipëria do të jetë një vend normal, i bekuar sic e ka bërë zoti, i njerëzve të lirë. Miq, nëse Enver Hoxha përdori kundër shqiptarëve policinë xhelatë të sigurimit të shtetit, Edi Rama përdor falangat e krimit, organizatat kriminale, kartelet e drogës, Ergysët e administratës për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve, për t’i plaçkitur, poshtëruar e vrarë. Përdor krimin për të qeverisur Shqipërinë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Aldo Baret sot janë Edi Rama, Lubi Balluku dhe ministrat e tij kurse kartelet e drogës Elvis Doci dhe Suel Cela janë ushtarët e tyre. Edhe prapa diellit do t’i ndëshkojmë me forcën e ligjit”, tha Berisha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button