AKTUALITET

Associated Press: Zjarr, flakadanë dhe gaz lotsjellës në protestën e Tiranës

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press ka raportuar për përplasjen mes policisë dhe protestuesve në mbrëmjen e sotme në Tiranë. “Gjatë demonstratës, e cila kërkonte dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, u dëgjuan edhe shpërthime. Së fundmi, qeveria e Ramës është vënë nën presion për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku” shkruan AP.

“Prokurorët kundër korrupsionit e kanë akuzuar Ballukun, e cila mban edhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik për projekte ndërtimi me qëllim favorizimin e disa kompanive, dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj” thuhet në raportimin e agjencisë amerikane të lajmeve, që shoqërohet nga pamje të protestës, kryesisht shpërthimet e fishekzjarreve dhe të molotovëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button