POLITIKË

Meta: Ramës i ka mbetur vetëm një lëvizje, të dorëhiqet e të vetëdorëzohet te drejtësia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një tjetër intervistë ekskluzive për portalin mediatik Syri.net, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme.

Meta theksoi se Rama ka bërë një lëvizje dëshpëruese dhe se i ka ngelur vetëm një rrugë, ajo e dorëheqjes.

‘Ramës i ka mbetur vetëm një lëvizje, të dorëhiqet e të vetëdorëzohet te drejtësia’, u shpreh Meta për Syri.net.

Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta dhënë portalit ‘Syri . net’ :

Pyetje: Z.Meta, si i shihni ndryshimet e fundit në Qeveri të Z. Rama?

MetaLëvizje dëshpëruese dhe të pashpresa. Qeveria Rama nuk ka më asnjë bazament politik dhe moral.

Çdo premtim i bërë 13 vite më parë, sot është mashtrim i provuar dhe zhgënjim i pakthyeshëm.

Edhe instalimi i frikës dhe dhunës si i vetmi mjet për të heshtur opozitën dhe nënshtruar qytetarët, nuk i bën më derman.

Ramës i ka mbetur vetëm një lëvizje që të tregojë se nuk ka lajthitur pa kthim, që të dorëhiqet dhe të vetëdorëzohet te drejtësia e tij në fund të fundit.

Pyetje: A mendoni se do t’i hiqet imuniteti Znj. Balluku?

MetaNuk ka çështje Balluku, por vetëm çështje Rama. Fakti që Rama ja ka refuzuar tre herë dorëheqjen, tregon se problem është ai dhe penguesi i drejtësisë po ai.

Fakti që është bërë edhe avokati publik i Mirlindës tregon se afera e AKSH-it është e Ramës dhe askujt tjetër.

Pyetje: Po ndryshimet në Kodin Penal a do e mbronin Ramën nga drejtësia?

Meta: Ato jo vetëm që do e kalonin çështjen e imunitetit në vitin 2012, pra 4 vite para se të bëhej Reforma, e cila solli rekomandimin për çeljen e negociatave, por do turpëronin edhe ata pak mbështetës ndërkombëtarë që për përfitimet e tyre kanë mbyllur sytë për dhunimin e shtetit të së drejtës, zgjedhjeve, parlamentarizmit, llogaridhënies dhe demokracisë në Shqipëri.

Neni “mos më prek” që synon Rama e vetëshpall të pandehur botërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button