POLITIKË

Lorenc Vangjeli: Dhuna e policisë në protestën e opozitës më 28 shkurt, kriminale

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv quajti kriminale dhunën e policisë ndaj protestuesve të opozitës në protestën e 28 shkurtit.

“Është kriminale të godasësh qytetarët e tu me gaz” tha ai.

Ndërsa në sfond ishin pamjet e dhunës së policisë ndaj  një qytetari me flamurin kombëtar në dorë, Vangjeli quajti policët banditë pasi po godisnin një protestues të qetë.

“Ky është gomardhëk i pafundëm. Nuk duhej goditur. Banditë janë ata që godasin me uniformë.  Nuk do të duhej ta bënte dhe i shkreti nuk po bënte asgjë. U godit në mënyrë kriminale, si një qytetar paqësor në të drejtën e tij për të protestuar. Një qytetar paqësor rrinte atje. Dhuna e policisë është kriminale” tha Vangjeli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button