AKTUALITET

Punonjësi i shërbimeve publike bie nga kati i katërt

Gjirokastër – Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, D. K punonjës i shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e një godine private. Gjatë punës, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të tretë të ndërtesës. Si pasojë e rënies, punëtori eshte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, është kryer transportimi urgjent me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.
Pritet reagimi zyrtar I policise .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button