AKTUALITETTOP-NEWS

PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të hënë, mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset në strukturat e saj.

Gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

Po ashtu është caktuar që procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të zhvillohet më 23 Maj, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 6 qershor.

Ndërkohë, është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button