AKTUALITET

Protestuesit e PD nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë nisur marshimin nga kryeministria për në bulevardin e Dëshmorët e Kombit me në krye Sali Berishën. Nuk dihet cili do të jetë itinerari i kalimit të mbështetësve të Berishës, por në protestat e kaluara ata kanë lëvizur në krah të unazës drejt zonës së Brrylit, për t’u kthyer tek kuvendi dhe më tej në zonën e ish-bllokut. Mbetet për t’u parë lëvizja në këtë protestë të 22 Marsit që duhet thënë se krijon vështirësi në qarkullim dhe thuajse e paralizon kryeqytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button