AKTUALITET
Aksident me vdeκje në Divjakë, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”. Policia njofton se rreth orës 08:44 një mjet bujqësor pa targa dhe një motomjet u përplasën. Sipas të dhënave paraprake, mjeti bujqësor drejtohej nga Mesut Malko, 67 vjeç, ndërsa motomjetin e drejtonte Ismail Dervishi, rreth 70 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit humbi jetën në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.








