AKTUALITETTOP-NEWS

SKANDAL/ Kërkoi favore seksuale SPAK dhe BKH, nisin hetim ndaj anëtarit të KLP, Olger Eminaj

Elton Qyno – Syri.net

Transmetimi në emisionin “STOP” të skandalit seksual, ku një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i kërkon favore seksuale një zonje të divorcuar dhe dhunuar nga ish-burri, ka çuar prokurorinë e posaçme SPAK, të nisë menjëherë hetimet.

Procedimi penal është nisur kryesish duke marë shkak nga publikimi i pamjeve filmike, ku shfaqej në një bisedë seksuale shoqëruar me foto intime, anëtari i KLP-së Olger Eminaj dhe një grua tjetër, e cila kishte shkuar në KLP për tu ankuar ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.

Rasti tashmë ka tërhequr vëmëndjen e gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë por njëherësh dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gazetari i SYRI-t, Elton Qyno, ka mësuar se kjo e fundit me urdhër të prokurorit të gatshëm ka urdhëruar një oficer të BKH-së për të tërhequr materialin e administruar nga gazetarët e emisionit “STOP”.

Pritet që nesër ky material t’i vihet në dispozicion të BKH-së. Ndërsa në ditët në vijim do thiren për tu marë në pyetje të gjithë protagonistët e këtij investigimi si dhe prokurori Eminaj dhe gruaja.

https://www.syri.net/politike/874645/skandal-kerkoi-favore-seksuale-spak-dhe-bkh-nisin-hetim-ndaj-anetarit-te-klp-olger-eminaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button