AKTUALITETTOP-NEWS

Tragjedi në Roskovec: 80- vjeçari vret me pushkë bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak minuta më parë fshatin Kuman, në Bashkinë Roskovec.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë, duke shënuar një tjetër rast tragjik të dhunës në familje.

80-vjeçari Shefit Rrapaj, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen Dashurie Rrapaj., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilat bëjnë me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, si dhe grupi i ekspertëve të kriminalistikës.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi shkaqet dhe dinamikën e krimit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë në komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button