Ligji për referendumet/ Çepani: Strategji për të larguar partitë e vogla!

Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur prezantimin e draftit të ligjit për referendumet nga PS. E ftuar në një studio televizive Çepani tha se një referendum është diçka pozitive nëse bëhet në mënyrën e duhur.
Sipas saj ky ligj për referendumet lidhet me uljen e numrit të deputetëve. Ndër të tjera shtoi se kjo është një strategji për të larguar partitë e reja dhe partitë e vogla.
“Referendumi është pozitiv nëse bëhet në mënyrën e duhur. Edhe në fjalim ishte e lidhur me uljen e numrit të deputëtve. Kjo mund të jetë një nga gjërat e para që mund të pyetet në referendum. Është një “tick” që duhet edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Tek pjesa e uljes së numrit të deputetëve, mendoj se është strategji e qartë për të larguar partitë e reja dhe partitë e vogla. Praktikisht këtyre partive ju rritet praga. Nëse numri ulet dhe ndryshon struktura, duhen më shumë vota për të zgjedhur një deputet”, u shpreh Çepani.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi dje se ka ardhur momenti që qytetarët të mund të shprehin veten përmes referendumeve, ndërsa tha se po hartohet ligji me afate të qarta për secilën fazë të procesit.









